Aeg-Electrolux L14950A Manuel d'utilisateur Page 16

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 44
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 15
tharjes që keni përzgjedhur. Kur e shtypni këtë buton, një vijë e zezë shfaqet nën
simbolin e përzgjedhur, për të treguar se shkalla është cilësuar. Mesazhi «AUTO» do
të zhduket. Ekrani tregon kohëzgjatjen e ciklit të tharjes. Drita treguese e butonit 7
fillon të pulsojë. Shtypni pastaj butonin 7 për ta nisur programin. Një vijë e zezë do
të pulsojë nën simbolin DRYING (THARJE).
Përzgjidhni tharjen me kohë të programuar duke shtypur butonin 4
Me këtë buton mund të përzgjidhni kohëzgjatjen e ciklit të tharjes nga 10 në 250
minuta, sipas llojit të tekstilit (pambuk ose sintetik). Shtypeni këtë buton derisa në
ekran të afishohet kohëzgjatja që dëshironi. Çdo herë që të shtypni këtë buton, koha
e tharjes rritet me 5 minuta. Simboli DRYING TIME DURATION (KOHËZGJATJA E
THARJES) shfaqet për pak sekonda në ekran, pranë vlerës së kohëzgjatjes. Shtypni
pastaj butonin 7 për ta nisur programin. Një vijë e zezë do të pulsojë nën simbolin
DRYING (THARJE).
Vini re!
Kohëzgjatja e programit do të rritet automatikisht me disa minuta.
5.
Shtypni butonin 7 për ta nisur programin.
Pasi të fillojë programi, koha e mbetur do të përditësohet çdo minutë.
Vini re!
Llojet e ndryshme të të pambuktave (peshqirë, çarçafë, bluza e kështu me radhë) ose
çdo lloj tjetër rrobe që mblidhet shuk gjatë fazës së centrifugimit mund të thahen vetëm
pjesërisht. Në ato raste të rralla kur në fund të ciklit rrobat mbeten disi të njoma, ju
sugjerojmë të hapni teshat e mbledhura shuk, t’i rishpërndani në kazan në mënyrë
njëtrajtshme dhe të zgjidhni një cikël të mëtejshëm tharjeje prej 20-30 minutash.
6.
Në fund të programit të tharjes do dëgjohet një sinjal akustik. Një « 0 » pulsuese do
të afishohet në ekran. Në këtë pikë do të fillojë një fazë kundër zhubrosjes e cila zgjat
rreth 10 minuta. Gjatë kësaj kohe, simboli ANTI-CREASE (KUNDËR-ZHUBROSJE) do të
afishohet në ekran. Simboli DOOR (DERA) do të mbetet i ndezur. Dera nuk mund të
hapet.
Po të keni nevojë ta hapni derën para ose gjatë fazës kundër-zhubrosje ose ta ndërprisni
këtë fazë, shtypni një buton çfarëdo ose rrotullojeni çelësin përzgjedhës të programit
një pozicion çfarëdo (me përjashtim të O ); pas kësaj, derën mund ta hapni menjëherë ose
pas pak minutash, sipas modelit të pajisjes. (Gjithsesi, mos u përpiqni ta hapni derën në
qoftë se është e bllokuar!) .
7.
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës në pozicionin O për ta fikur pajisjen.
8. Nxirrni rrobat nga pajisja.
Larja dhe tharja automatike (programi NON-STOP)
Për programet NON-STOP, sasia e këshilluar e ngarkesës është 4 kg për të pambuktat dhe
3 kg për rrobat sintetike.
Mund të thani deri në 6 kg rrobash të pambukta, duke shtypur butonin Drying Time
(Kohëzgjatja e tharjes) vetëm (shihni tabelën «Programi i tharjes»).
KUJDES
Mos përdorni asnjë pajisje/sferë dozimi kur po kryeni një program larjeje dhe
tharjeje.
16
Përdorimi - Tharja
Vue de la page 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 43 44

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire