Aeg-Electrolux L14950A Manuel d'utilisateur Page 27

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 44
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 26
Larja e mirëmbajtjes
Me përdorimin e larjeve me temperatura të ulëta, është e mundur që brenda në kazan të
grumbullohen mbetje.
Ju këshillojmë që të kryeni rregullisht larje mirëmbajtjeje.
Për të realizuar një larje mirëmbajtjeje:
Kazani duhet të jetë pa tesha.
Përzgjidhni programin më të nxehtë të larjes së të pambuktave.
Përdorni një masë normale detergjenti, i cili duhet të jetë në trajtë pluhuri me
përbërës biologjikë.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni pjesën e jashtme të pajisje vetëm me ujë dhe sapun, dhe më pas thajeni atë mirë.
Mos përdorni tretës boje, zbutës apo produkte të ngjashme për të pastruar pjesën e jashtme.
Sirtari i detergjentit
Sirtari i dhomëzës së detergjentit duhet të pastrohet rregullisht.
1. Hiqni sirtarin e dhomëzës së detergjentit duke e tërhequr atë fort.
2. Hiqni futësin e sirtarit nga dhomëza e
mesit.
3. Pastroni të gjitha pjesët me ujë.
4. Vendoseni futësin e sirtarit sa mund të
shkojë, me qëllim që të zërë vend si duhet.
5. Pastroni të gjitha pjesët e lavatriçes,
veçanërisht vrimat në krye të dhomëzës
së larjes, me një furçë.
6. Futni sirtarin e dhomëzës së detergjentit
në shinat drejtuese dhe shtyjeni brenda.
Kazani i larjes
Në kazan mund të formohen grumbullime ndryshku si pasojë e ndryshkjes së trupave të
huaj nga larja apo nga uji i rubinetit që përmban hekur.
Mos e pastroni kazanin me agjentë zhgëlqerëzues acide, agjentë gërryes që përmbajnë
klor ose hekur apo me lesh teli.
1. Hiqni çdo grumbullim ndryshku nga kazani me një agjent pastrues të posaçëm për inoks.
2. Kryeni një cikël larjeje pa tesha brenda, për të pastruar mbetjet e mundshme të
agjentëve pastrues.
Kujdesi dhe pastrimi
27
Vue de la page 26
1 2 ... 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 ... 43 44

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire