Aeg-Electrolux L14950A Manuel d'utilisateur Page 13

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 44
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 12
Ky opsion nuk mund të përzgjidhet bashkë me opsionin Extra Rinse (Shpëlarje shtesë).
Ky opsion rekomandohet për rroba me ngjyra jo të qëndrueshme si dhe për rroba që lahen
shpesh.
Opsioni DAILY (PËRDITË)
Po të përzgjidhni këtë opsion, do të mund të modifikoni kohëzgjatjen e larjes, për rroba që
duhen larë përditë.
Ekrani do të afishojë simbolin përkatës dhe kohën e shkurtuar të larjes.
Për t’u përdorur për rroba me ndotje të përditshme.
Opsioni SUPER QUICK (SHUMË I SHPEJTË)
Po të përzgjidhni këtë opsion, do të mund të reduktoni kohëzgjatjen e larjes, për rroba vetëm
pak të ndotura.
Ekrani do të afishojë simbolin përkatës dhe kohën e shkurtuar të larjes. Për t'u përdorur
vetëm për rroba me shumë pak ndotje. Ju këshillojmë të ngarkoni më pak rroba për larje se
zakonisht.
Opsioni EXTRA RINSE (SHPËLARJE SHTESË)
Kjo pajisje është projektuar në mënyrë të tillë, që të kursejë ujë. Megjithatë, për njerëzit me
lëkurë shumë delikate (alergjikët ndaj detergjenteve) mund të jetë e nevojshme t’i shpëlajnë
teshat me një sasi më të madhe uji (shpëlarje shtesë). Simboli përkatës do të shfaqet në
ekran dhe ky opsion do të jetë aktiv vetëm për programin e përzgjedhur të larjes.
Nëse dëshironi ta aktivizoni këtë opsion përgjithnjë, shtypni njëkohësisht butonat 2 dhe
3 për pak sekonda: simboli përkatës do të shfaqet në ekran. Nëse dëshironi ta anuloni,
shtypni të njëjtët butona derisa simboli të zhduket.
Përzgjidhni START/PAUSE (butoni 7)
Për të nisur programin e përzgjedhur, shtypni butonin 7 , drita përkatëse treguese e kuqe
ndalon së pulsuari.
Simboli DOOR (DERA) do të shfaqet në ekran për të treguar që pajisja ka filluar punën dhe
dera është kyçur.
Për të ndërprerë një program që është duke u kryer, shtypni butonin 7 : drita përkatëse
treguese e kuqe do të fillojë të pulsojë.
Për të rifilluar programin nga momenti kur u ndërpre, shtypni butonin 7 përsëri. Nëse keni
zgjedhur shtyrjen e programit, pajisja do të fillojë numërimin mbrapsht.
Po të përzgjidhni një opsion jokorrekt, drita treguese e verdhë e butonit 7 do të pulsojë 3
herë dhe mesazhi Err (gabim) do të afishohet për pak sekonda.
Përzgjidhni DELAY START (SHTYRJE E PROGRAMIT) (butoni 8)
Simboli përkatës do të shfaqet në ekran Me anë të këtij butoni, mund ta shtyni programin
e larjes me 30 min – 60 min – 90 min, 2 orë dhe më pas me nga 1 orë deri në një maksimum
prej 20 orësh.
Para se ta nisni programin , në qoftë se dëshironi ta vononi nisjen, shtypeni këtë buton
disa herë, për të përzgjedhur vonimin e dëshiruar.
Kohëzgjatja e vonimit do të shfaqet në ekran për rreth 3 sekonda, pastaj do të zëvendësohet
nga kohëzgjatja e programit. Simboli i përzgjedhur do të shfaqet në ekran.
Këtë opsion duhet ta përzgjidhni pasi ta keni cilësuar programin dhe para se të shtypni
butonin 7 .
Përdorimi I përditshëm
13
Vue de la page 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 43 44

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire